Si të promovoni ISO çertifikimin tuaj?

STANDARTIZIMI DHE INOVACIONI
October 27, 2020
ISO dhe Tregjet Ndërkombëtare
December 11, 2020

 

Rëndësia e promovimit të standarteve

Çertifikimi ISO është një mjet i shkëlqyeshëm për ta pasur, dhe efektiv nëse çdo bashkëpunëtor e di që e keni përfunduar me sukses certifikimin tuaj. Ka disa mënyra për të reklamuar çertifikimin tuaj ISO në mënyrë që të siguroheni që të jenë të dukshme. Klientet dhe bashkëpunëtorët duhet të jenë në dijeni të çertifikimit tuaj për shumë arsye ku më e rëndësishmja qëndron te cilësia, ku dëshmohet edhe serioziteti.

Mënyra tradicionale

Dërgoni nga një email tek të gjithë me të cilët bëni biznes për t’u thënë se jeni të çertifikuar.  Poashtu, mund të përgatisni një njoftim për shtyp, ose të postoni një lajmërim në faqen tuaj të internetit. Këto lloj njoftimesh janë efektive, por zakonisht, nuk postohen në kohën e duhur. Por, të postoni në këto mënyra tradicionale mund t’ju ndihmojë të rrisni besueshmërinë në organizatën tuaj.

Ekspozimi i logo’s

Logoja e çertifikimit mund të ndihmojë shumë njerëz të dijnë që jeni të çertifikuar dhe se keni kaluar me sukses auditimin tuaj. Andaj, printoni logot në materialet reklamuese, kartat e biznesit dhe gjësendet e tjera të personalizuara për biznesin tuaj. Logot që përdorni mund të krijohen duke u bazuar në logon tuaj të korporatës. Logoja ISO mund të përdoret vetëm për kompanitë e çertifikuara dhe kompanitë çertifikuese. Këto të fundit duhet të rishikojnë përdorimin e logos së tyre për t’u siguruar që ajo po përdoret sipas udhëzimeve dhe parimeve të përshkruara.

Rrjetet Sociale

Njoftimin tuaj të përgatitur për shtyp publikojeni në revistat industriale, gazetat lokale dhe organizatat tregtare. Një artikull në gazetën e kompanisë suaj ose një email nga zyra  mund të jetë poashtu i dobishëm.

Një nga kanalet më të rëndësishme për të promovuar çertifikimin tuaj ISO ëshë ai i rrjeteve sociale. Secilës ndërmarrje i duhet që  produktet dhe marrëveshjet e fundit të kryera mes palëve të postohen në rrjete të ndryshme. Andaj, këshillojmë dhe e shohim si shumë të rëndësishme që ISO certifikimi juaj të promovohet edhe në rrjete sociale.  Facebook, Instagram, LinkedIn ( artikull/postim), Snapchat janë rrjete të rëndësishme për prezencën e kompanisë suaj.

Promovoni certifikatën tuaj shkurtimisht në faqen e kompanisë suaj në Twitter, por sigurohuni që të shtoni një vegëz të faqës tuaj të internetit për të rritur shitjet. Disa kompani mund të mbajnë një flamur ose banderolë jashtë ndërtesës së tyre për të lajmëruar çertifikimin e tyre të ri. Kompanitë çertifikuese shpesh mund t’i japin këta flamuj kompanive të regjistruara ose të çertifikuara.

Artikuj dhe Ekspozim

Poashtu, mund ta vendosni certifikatën tuaj në një vend me frekuentim të lartë brenda kompanisë, si për shembull në koridor. Disa kompani madje kanë krijuar një faqe të veqantë në faqen e tyre internetit. Ka edhe kompani që përfshijnë një kopje elektronike të certifikatës së tyre aty. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për t’u treguar klientëve në lidhje me çertifikimin tuaj.

Artikujt promovues janë një mënyrë me kosto të ulët për të marrë përfitimet e certifikimit ISO.  Mundësitë janë të pafundme. Pra kjo është mënyrë shumë efektive për të reklamuar dhe promovuar. Ndër të tjera, punonjësit tuaj mund të veshin artikuj promovues si për shembull bluza speciale ose të pinë nga tasa të personalizuar.  Shumë kompani shpërndajnë shishe uji dhe kalendarë për të njoftuar se e kanë kaluar auditimin dhe se tani janë të çertifikuar. Pra, që të shrytëzohet deri ne fund çertifikimi ISO duhet të jetë pjesë e marketingut tuaj.

Promovimi i çertifikimit tuaj ISO është një element thelbësor për t’u njohur në industri. Nëse shitësit tuaj nuk e dinë që ju jeni të certifikuar me ISO, ata do të vazhdojnë të bëjnë biznes me njerëz të çertifikuar. Promovoni çertifikimin tuaj ISO dhe përfitoni shitjet dhe njohjet që i duhen ndërmarrjes tuaj për të qenë e suksesshme.