STANDARTIZIMI DHE INOVACIONI

Si të promovoni ISO çertifikimin tuaj?
December 8, 2020

 

Pse standardet janë thelbësore për të mbijetuar në ekonominë globale të shekullit 21.

Të gjitha kompanitë duhet të sjellin diçka inovative që të mbijetojnë në tregjet e sotme tepër konkurruese.  Kompanitë që vazhdimisht bëjnë hulumtime dhe zhvillime kanë më shumë gjasa të mbeten inovative me kalimin e kohës. Ndonëse inovacioni dhe standardizimi mund të duken pole të kundërta, gjatë viteve studiues të ndryshëm kanë vërejtur një lidhje shumë të afërt mes tyre. ISOfocus ka biseduar me studiuesin dhe profesorin e njohur Knut Blind.  Diskutimi ka qenë për të ofruar njohuri se si kjo njohuri mund të jetë e dobishme për studiuesit, strategët industrialë, politikëbërësit dhe praktikuesit e standardeve. Ajo çfarë  thotë Blind mbështet shumë nocionin se standardizimi  mund të përdoret për të promovuar inovacionin.

Ne e dimë që inovacioni është një “lojë” globale, por çfarë do të thotë saktëisisht inovacion. Prof. Knut Blind thotë se në ekonomi inovacioni përkufizohet “si një produkt ose proces i ri ose i përmirësuar (ose kombinim i të dyjava). Produkti inovativ ndryshon ndjeshëm nga produktet ose proceset e mëparshme të asaj njësie .

 

Si munden standardet dhe standardizimi t’i ndihmojnë kompanitë të sjellin risi/inovacione?

Jo vetëm standardi i përfunduar, por vetë procesi i standardizimit, është një burim i inovacionit, sepse kompanitë mësojnë për njohuritë teknologjike të instituteve kërkimore. Kompanitë poashtu mësojnë për furnizuesit dhe gjithashtu edhe preferencat e klientëve të tyre. Në këtë kuptim, standardet e matjes dhe testimit mbështesin zhvillimin e produktit të ri. Standardet e cilësisë mbështesin pranimin e produkteve dhe proceseve të reja në treg, kurse standardet e ndërveprimit shfrytëzimin e efekteve të rrjetit, siç është rasti në teknologjinë e informacionit.

 

 

 

 

Një faktor tjetër i inovacionit të suksesshëm është përhapja e gjerë e produktit në treg. Këtu, standardet mund të ndihmojnë në promovimin e shpejtësisë dhe gjerësisë së përhapjes së teknologjive të reja. Standardet madje mund të mundësojnë modele të reja biznesi. Bazuar në kombinimin e standardeve të hapura dhe teknologjive ose shërbimeve të pronarit kompanitë kanë për modele të reja pune.