Çfarë përfaqëson ISO?

ISO dhe Tregjet Ndërkombëtare
December 11, 2020
Çfarë përfaqëson çertifikimi ISO?

Akronimi ISO do të thotë Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (International Organization for Standardization). Kjo organizatë është një ndër krijuesit më të mëdhenjë në botë për standarde ndërkombëtare që mund të merren vullnetarisht nga kompanitë.  Ajo është një organizatë joqeveritare dhe e pavarur. Këtu i gjeni krejt çka duhet të dini rreth ISO standardeve dhe çka përfaqësojnë ata.

Historia e ISO-së

ISO u krijua me 1946 kur përfaqësuesit e 25 shteteve të ndryshme u takuan në Londër për të diskutuar mundësinë e krijimit të një organizate të re ndërkombëtare. Kjo organizatë u krijua me qëllim që të lehtësojë koordinimin dhe unifikimin ndërkombëtar të standardeve të punës. Ajo filloi punën në vitin 1947. Prej krijimit të organizatës e deri më tani janë zhvilluar mbi 19500 standarde.

Prej kujt përbëhet organizata?

Ka antarë prej më shumë se 165 shteteve dhe 3,368 trupa çertifikues. Këta njerëz janë të emëruar për të implementuar standardet. Ka më shumë se 150 njerëz që punojnë tërë kohën në Gjenevë të Zvicrrës për Sekretariatin Qendror të ISO-së, për të përcaktuar se çfarë ISO standardeve duhet të përfshijnë dhe cilat do e bëjnë secilën organizatë të punojë në të njëjtin nivel të cilësisë. Kjo është edhe arsyeja pse ata zgjidhen me kujdes dhe vlerësohen shumë.

Çka janë Standardet ISO?

Standardet ndërkombëtare  ofrojnë specifikacione të klasit botëror për sisteme, shërbime dhe produkte. Ato sigurojnë efikasitet, siguri dhe cilësi. Poashtu, e lehtësojnë tregtinë ndërkombëtare. Standardet janë të njohura për të adresuar çdo problem në pothuajse çdo industri duke filluar nga siguria e ushqimit e deri tek teknologjia.

Përfitimet nga Standardet Ndërkombëtare ISO

Standardet Ndërkombëtare ISO sigurojnë që produktet të jenë të besueshme dhe të sigurta. Standardet ISO janë mjete strategjike që e rrisin produktivitetin dhe ulin kostot. Kompanitë mund të kenë qasje të re në tregjet e një larmie vendesh të ndryshme me çertifikimin ISO. Çertfikimi u ofron kompanive një përparësi konkurruese që u nevojitet për të shiur produketet dhe shërbimet e tyre. Rritja e të ardhurave u mundëson kompanive që të lulëzojnë dhe të investojnë më shumë në produktet dhe shërbimet e tyre.

Standardet e zhvilluara të ISO-së përmes mjeteve të ndryshme

Njerëzit që kanë nevojë për standarde luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një konsensusi. Ka ekspert në gjithë botën që zhvillojnë standarde duke u bazuar në përvojat dhe njohuritë e tyre ndërkombëtare. Kjo do të thotë që standardet që përdorën janë testuar dhe është vërtetuar që janë efektiv nga ekspertët e kësaj industrie. Kompanitë që i zbatojnë këto standarde do të prodhojnë kryesisht produkte që do të jenë të ngjashme me produketet e tjera në atë industri për sa i përket cilësisë.

Standardet ISO përfaqësojnë praktikat më të mira për çdo industri të cilat nëse aplikohen do të rrisin mundësinë që kompania të prodhojë një produkt me cilësi të lartë në një ambient që është efikas dhe produktiv. Meqenëse standardet janë të njëjtë në të gjithë botën, është më e lehtë të dini se çfarë të prisni nga një kompani që e dëshmon që e kanë përfunduar me sukses procesin e tyre të çertifikimit. Shumë kompani i shmangën procesit të çertifikimit sepse mendojnë që është shumë i vështirë. Por është shumë më e volitshme për një kompani që të kenë çertifikimin sesa mos ta kenë. Andaj, çdo ditë e më shumë kompani po e marrin çertifikimin ISO për këtë arsye.