Çertifikimi Organik
Çertifikimi Organik
Çertifikimi me ISO 22000
Pavarsisht madhësisë së kompanisë ose produktit, të gjithë prodhuesit e produkteve ushqimore kanë përgjegjësi që të menaxhojnë sigurinë e produkteve të tyre dhe mirëqenien e konsumatorëve të tyre. Prandaj ekziston ISO 22000. ISO 22000 ose Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore konsiderohet çertifikimi më i lart ndërkombëtar që mund të arrihet për siguri ushqimore. Ky standard përfshin parimet e HACCP dhe poashtu përputhet me sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001. Në këtë mënyrë krijohet baza ideale për zbatimin e një sistemi të menaxhimit të sigurisë ushqimore i cili është gjithëpërfshirës dhe kosto-efikas. Duke qenë se ISO 22000 është sistem menaxhimi për sigurinë ushqimore mund të përdoret nga çdo kompani që në një mënyrë apo tjetër lidhet me zinxhirin ushqimorë duke filluar nga bujqësia, përpunimi, transporti, magazinimi e deri tek shitja e produkteve ushqimore. Çertifikimi me ISO 22000 ofron garancion në këtë zinxhir ushqimorë globalisht, duke u mundësuar prodhuesve të kalojnë kufijtë dhe t’u ofrojnë njerëzve ushqim që ata mund t’i besojnë.
Pasi të jeni çertifikuar me ISO 22000 ju do të përfitoni:
Një standard ndërkombëtar që është i qartë dhe lehtë i auditueshëm, i cili bashkon të gjitha pjesët e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS) në një kuadër të vetëm;
Dëshmi të angazhimit ndaj kënaqshmërisë së klientëve;
Përputhshmëri me kërkesat statutore dhe rregullator;
Imazh më të mirë të kompanisë suaj;
Përputhshmëri me sistemet e tjera të menaxhimit (ISO 9001,
ISO 14001 etj.)
Çertifikimi me ISO 9001
ISO 9001:2015, i botuar nga Organizata Ndërkombëtare për
Standardizim (ISO), është një standard ndërkombëtar që tregon
kërkesat që duhet përmbushur nga Sistemi i Menaxhimit të
Cilësisë së një organizate.
Sistemet e menaxhimit të cilësisë mund të implementohen nga
të gjitha llojet e organizatave publike dhe private.
Standardi bazohet në tetë parime të menaxhimit të cilat janë:
1. Fokusi tek klienti
2. Udhëheqja
3. Përfshirja e njerëzve
4. Qasja e procesit
5. Qasja e sistemit ndaj menaxhimit
6. Përmirësim i vazhdueshëm
7. Qasja faktike për vendimmarrje
8. Marrëdhënia e mirë reciproke me furnizuesit
Kompanitë dhe organizatat që arrijnë çertifikimin e cilësisë
kundër standardit ISO 9001 mund të shohin që proceset e tyre
kritike kontrollohen në mënyrë më efikase, por gjithashtu do të
rrisin performancën e biznesit dhe konkurrencën pasi shumë
prej klientëve të tyre kërkojnë çertifikim në mënyrë që të
vazhdojnë të bëjnë biznes me ta.
Çertifikimi me ISO 14001
Për kompanitë dhe organizatat të çfardo lloji që kërkojnë mjete praktike për të menaxhuar përgjegjësitë e tyre mjedisore, zgjedhja është ISO 14001. ISO 14001 është Sistemi i Menaxhimit Mjedisor dhe ofron një kuadër praktik për organizatat/kompanitë që synojnë të menaxhojnë rreziqet ekzistuese dhe potenciale ndaj mjedisit dhe të rrisin performancën e tyre mjedisore. Ky sistem integrohet në strukturën e menaxhimit të biznesit me lehtësi duke kontrolluar aktivitetet, operacionet, produktet dhe shërbimet tuaja kanë ose mund të kenë ndikim në mjedis.
Pra, ky sistem ua mundëson organizatave/kompanive që të:
Identifikojnë dhe kontrollojnë ndikimin e aktiviteteve,
shërbimeve dhe produkteve të tyre në mjedis;
Përmirësojnë dhe përshtatin vazhdimisht performancën
mjedisore;
Zbatojnë një qasje sistematike për përcaktimin e objektivave
ndaj mjedisit;
Arritjen e objektivave të synuara dhe dëshmi të arritjes së
tyre.
Pasi ju të jeni çertifikuar me ISO 14001 do të përfitoni:
Parandalim të ndotjes;
Përputhmëri me legjislacionin mjedisor;
Minimizim të përdorimit të energjisë dhe burimeve duke
zvogëluar kostot e operacioneve;
Zvogëlim të rrezikut të penaliteteve dhe çështjeve gjyqësore;
Rritje të besimit të palëve të interesuara;
Mundësi të reja bashkpunimi me klient/biznese tjera të
ndërgjegjshëm për mjedisin.
Çertifikimi me OHSAS 18001
OHSAS 18001, ose ndryshe Standardi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë së Punës, është një standard ndërkombëtar i cili ofron një skemë për të identifikuar, kontrolluar dhe ulur rrezikun që lidhet me shëndetin dhe sigurinë në punë. Zbatimi i tij jep sinjal të qartë se ju e shihni shëndetin dhe sigurinë e punëtorit si një prioritet në organizatën tuaj. Standardi OHSAS 18001 mund të përputhet me standardet e sistemeve të menaxhimit të tjera si ISO 9001 dhe ISO 14001 dhe mund të integrohet lehtësisht me sisteme të menaxhimit të cilësisë, të mjedisit ekzistuese apo të tjera për të arritur efikasitet në proces.
Disa prej përfitimeve kryesore të OHSAS 18001:2007 janë:
Përmirësimi i imazhit dhe besueshmërisë së kompanisë tek
rregullatorët, konsumatorët dhe publiku;
Adaptimi i praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje
me menaxhimin e rrezikut
Siguron shëndet dhe mirëqenie të të punësuarve,
kontraktuesve dhe publikut
Përputhshmëri më e lartë me legjislacionin e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë dhe me kërkesa të tjera ligjore
Reduktim të aksidenteve duke eliminuar rreziqet në vendin
e punës
Kosto më të ulëta nga reduktimi i kohës joproduktive për
shkak të aksidenteve, si dhe tarifa dhe penalitete ligjore të
reduktuara